Negativ/ Strakosha fiton betejën me COVID pas një muaji mungesë me Lazion

Një tjetër lajm i mirë për Lazion: pas shërimit të Ciro Immobile-s nga COVID-19 edhe Thomas Strakosha rezulton negativ në tamponin e rradhës. Nëse dje sulmuesi kishte kaluar vizitat për t’u bashkuar përsëri me grupin, sot ishte radha e portierit: tampon negativ dhe teste mjekësore në klinikën Paideia në Romë.

Pas orvatjeve dhe izolimit të gjatë, Strakosha është drejtuar mëngjesin e së premtes në klinikën e Lazios ku zhvilloi testet rutinë përpara nisjes së seancës stërvitore në prag të transfertës së Crotones.

Nuk do të jetë aspak e lehtë për Strakoshën të rikthehet titullar në katërklëndëshin e Lazios pasi në 4 ndeshjet e fundit, Pepe Reina ka dhënë sinjale pozitive në adresë të trajnerit Simone Inzaghi.

Ngjarja paraprake

Erdoğan: Jemi të vendosur që në vend të sjellim një epokë të re të ekonomisë dhe demokracisë

Ngjarja e ardhëshme

Mbyllet shkolla në Krujë/ 4 mësues të infektuar me COVID

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian