Në Vushtrri, vallëzohet për profën

Vallëzim-protesta në përkrahje të profesorit Lulzim Paci në Prishtinë dështoi, por jo edhe në Vushtrri.

Në qytetin prej nga vjen profesori Paci disa të rinj hodhën valle me këngë popullore, e nuk e lanë anash as vallëzimin me këngë moderne, në këtë organizim kundër bullizimit.

Vetë profesori, për të cilin sot u vallëzua, nuk ishte i pranishëm në këtë ngjarje për shkaqe shëndetësore ashtu siç u deklarua.

“Vallëzojmë kundër bullizmit” ka dështuar të mbahet në Prishtinë për shkak se komuna nuk ka dhënë leje për një gjë të tillë me arsyetimin se në sheshet e kryeqytetit do të vendosen tendat e vaksinimit.

Ky organizim që u iniciua nga “Love and Dance Prishtina”, të cilës i është bashkangjitur edhe studio tjetër e vallëzimit “Evolution Dance Kosovo” nga Prishtina, vjen pas reagimeve të shumta për Profën e Tik-Tokut i cili u bullizua për vallëzimet e tij në këtë rrjet social.

Pamjet nga ky vallëzim-protestë në mbështetje të profesorit vushtrrias Lulzim Paci mund t’i shihni në videon e mëposhtme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ковачевски: Неблагодарно е сега да се зборува за евентуално членство на Украина во НАТО

Story i radhës

Presidenti Meta publikon mesazhin: Kushtetuta nuk ndryshohet asnjëherë pa referendum

Të fundit nga