Në vitin 2021 me përpjekje të përbashkëta deri te ambienti i shëndoshë dhe i pastër jetësor

Përkundër sfidave të shumta shumëvjeçare në ambientin jetësor dhe kushteve të vështirësuara për punë për shkak të pandemisë me koronavirusin, kompetentët vlerësuan se vitin 2020 mund ta konsiderojmë si të suksesshëm në raport me mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor.

“Është arritur përparim i posaçëm në përmirësimin e rregullativës dhe vendosjen e standardeve më të rrepta në tre sfera kyçe: ligjin kornizë për mjedis jetësor, ajrin dhe mbeturinat. Në Kuvend janë parashtruar ndryshime të nëntë ligjeve nga fusha e mjedisit jetësor, në të cilat plotësisht parashikuam dënime më të larta deri plot njëzet herë për ndotësit, por edhe në pajtim me Ligjin e ri për kundërvajtje, secili që do t’i shkelë ligjet nga fusha e mjedisit jetësor, ujërat, natyrës, ajrit dhe kështu me radhë, ose nuk do të punojë në pajtim me lejet, krahas asaj që do të duhet ta paguajë dënimin, do të duhet ta kompensojë edhe dëmin e shkaktuar”, kumtuan nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH).

Si mangësi janë cekur nevoja për Buxhet më të lartë për investime kapitale në projekte që drejtpërdrejtë do të ndikojnë në uljen e ndotjes së mjedisit jetësor, nevojën për numër më të madh të inspektorëve për mjedis jetësor, jo vetëm në Inspektoratin shtetëror për mjedis jetësor, por edhe në shërbimet inspektuese lokale.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini për MIA-n deklaroi se vitin e ardhshëm pret realizim të disa projekteve, punë të mundimshme dhe rezultate.

“Pres që në vitin 2021, pasi që krijuam bazë të mirë ligjore, se do t’ia dalim të realizojmë disa projekte konkrete me të cilat do të sigurojmë mbrojtje të ujërave, ajrit, truallit dhe do ta përmirësojmë cilësinë e jetesës. Pres se do ta rrisim përqindjen e rajoneve të mbrojtura në vend, sepse posedojmë pasuri të jashtëzakonshme dhe llojllojshme natyrore të cilën duhet sa më parë ta mbrojmë dhe të sigurohet menaxhimi i saj i qëndrueshëm. Pres t’i bashkojmë forcat, sepse vetëm me përpjekje të përbashkëta mund ta arrijmë qëllimin – mjedis i shëndoshë dhe i pastër jetësor. Pres punë të mundimshme dhe të përkushtuar dhe rezultate të dukshme”, porositi ministri Nuredini.

Nga Ministria e resorit përkujtojnë për ndryshimet e propozuara të Ligjit për mjedis jetësor, se janë përgatitur dhe propozuar ndryshime të Ligjit për cilësi të ajrit ambiental me të cilat u konfirmuan kriteret dhe miratimi i Listës së komunave të cilat do të duhet të përgatisin Plane për ajër të pastër për qytetarët e vet. Plotësisht, në pajtim me legjislaturën e BE-së, është paraparë edhe obligimi për miratim të Planeve afatshkurta të aksionit në periudhat kur kemi koncentrime të larta të ndotjes në komuna të caktuara, të cilat do të duhet të miratohen nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe të përmbajnë masa konkrete të detyrueshme të cilat kanë të bëjnë me transportin, industrinë, grupet e ndjeshme, orarin e punës etj.

“Risi është që hapë mundësi për tejkalim të frenimeve administrative në realizimin e masave urgjente, ndërsa mundësia nëse komunat nuk i zbatojnë këto masa, Qeveria të mund të parashohë hyrje në fuqi të restriksioneve të këtilla, jo vetëm si rekomandime, por si urdhra. Në pjesën e rregullimit të fushës së menaxhimit me mbeturinat, miratuar nga ana e Qeverisë janë edhe pakoja e gjashtë ligjeve të reja për menaxhim me mbeturinat, me të cilat plotësisht do t’i implementojmë parimet e ekonomisë qarkulluese në menaxhimin me mbeturinat”, sqarojnë nga MAJPH.

Nga atje paralajmërojnë se do të përforcohen detyrimet për prodhuesit dhe administruesit kolektiv, si dhe për komunat, do të sigurohet selektimi i nevojshëm i mbeturinave

“Kemi vendosur hierarki në administrimin me mbeturinat, përcaktimin e statusit të lëndëve të para sekondare dhe pezullimin e statusit të mbeturinave për prodhimet të cilat mund të ripërdoren, reciklohen dhe përpunohen që të mos përfundojnë në deponi. Kemi vendosur përgjegjësi financiare për prodhuesit e paketimeve, baterive dhe akumulatorëve, mbeturinave elektrike dhe elektronike, si dhe rrjedha krejtësisht të reja të mbeturinave me automjetet e përdorura, mbeturinave të vajrave, të gomave dhe tekstilit”, përkujtojnë nga Ministria.

Është paraparë edhe ndalesë për qeset e plastikës, dizajn ekologjik të paketimeve dhe mundësi për kaucion dhe stimulim të ambalazhit të kthyeshëm. Përgjegjësia për të gjithë ciklin financiar të mbeturinave nga rrjedhat e veçanta nga prodhimit deri te reciklimi është e prodhuesit, ndërsa qytetarët mbetet t’i selektojnë mbeturinat. Komunat së bashku me administruesit kolektivë kanë detyrime të qarta për mundësimin e këtij shërbimi të gjithë qytetarëve.

“Lidhur me politikat strategjike, veçanërisht jemi krenarë që është përpunuar edhe Plani kombëtar për menaxhim me mbeturinat në Republikën e Maqedonisë së Veriut për periudhën 2020-2030 dhe e përfunduam procesin e vlerësimit strategjik mjedisor të Planit. Gjithashtu, me përpunimin e Metodologjisë së re për përpunimin e planeve hapësinore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si aktivitet përgatitor filloi procesi i përpunimit të planit të ri hapësinor digjital të modernizuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me aspekte të përfshira të ndikimeve të ndryshimeve klimatike”, informojnë nga Ministria.

Sipas tyre, në pjesën e ndryshimeve klimatike është arritur progres i madh sepse është përpunuar dhe dorëzuar në Qeveri për miratim raporti i tretë dyvjeçar për ndryshime klimatike dhe Kontributi i rishikuar kombëtar ndaj Marrëveshjes së Parisit me ambicie të shtuar ku përsëritet Skenari i gjelbër e Strategjisë kombëtare për zhvillim të energjisë deri në vitin 2040, me të cilën për herë të parë u vendos dimension i dekarbonizimit, ndërsa është përpunuar edhe versioni i parë të Draft-ligjit për aksion klimatik.

Ka përfunduar edhe implementimi i Sistemit për cilësi i cili e parashikon standardin për laborator të akredituar. Në vijim është edhe kontrollimi nga Instituti për Akreditim me të çfarë do të certifikohet akreditimi i laboratorit qendror për mjedis të jetesës në shtet.

Është servisuar edhe pajisja e re ekzistuese dhe e furnizuar shtesë e cila përdoret në procesin e reduktimit të kromit gjashtëvalentësh për sistemin për filtrim të stacionit të filtrimit në Jegunoc. Është vendosur edhe stacion i ri për monitorim nga Sistemi monitorues shtetëror për cilësi të ajrit në Gjevgjeli dhe ndërrim të plotë të instrumenteve matëse në stacionin Manastir 1, me pajisje shtesë me instrument për matje të grimcave PM2,5. Nga mjetet e buxhetit janë ndërruar 30 instrumente matëse, ndërsa në mënyrë shtesë janë furnizuar edhe dy instrumente për matjen e grimcave PM2,5. Përmes IPA 2, janë furnizuar dhe shpërndarë pajisje edhe 39 automjete për mbledhjen e mbeturinave komunale në rajoni lindor dhe verilindor. Me ribalancin e Buxhetit për vitin 2020 MMJPH ka siguruar 20 milionë denarë për pastrimin e deponisë në Vizbeg.

Mbrojtja e vlerave natyrore

Është marrë Vendim për shpalljen e një pjese të Maleve të Osogovës si pjesë e mbrojtur me çka në nivel nacional përqindja e rajoneve të mbrojtura u rrit për 1,9 pikë përqindje, gjegjësisht prej 8,9 në10,8 për qind, me çka është bërë kontribut i rëndësishëm në plotësimin e qëllimeve Aiçi të Konventës për diversitet biologjik dhe rekomandimet e Direktivave të BE-së për habitate dhe shpendë.

Është përgatitur dhe ka përfunduar procesi i konsultimit me opinionin për Propozim-ligjin për shpalljen e një pjese të Malit Sharr për park nacional dhe në vijim është shqyrtimi i vërejtjeve të arritura për përpunimin e Propozim-ligjit final. Kanë filluar proceset për shpalljen e një pjese të Vodnos si zonë e mbrojtur në kategorinë V të zonave të mbrojtura ndërsa lokaliteti Studençishko Blato si zonë e mbrojtur në kategorinë park natyror.

Janë identifikuar Natura 2000 rajone potenaciale në rajonin e Bregallnicës: Ovçe Pole, Bregallnica e Poshtme dhe Kalaja Çengino dhe është testuar mekanizëm për pagesën e shërbimeve për ekosisteme të pilot zonës së mbrojtur – Monument natyror Burimet e Vevçanit.

Me trendin shumëvjeçar të uljes së nivelit të ujit të Liqenit të Prespës, pushteti qendror dhe lokal, së bashku me opinionin e ekspertëve, me këtë çështje merren nga fillimi i vitit në nivel nacional dhe ndërkombëtar. Janë realizuar takime të drejtpërdrejta dhe biseda telefonike me ministrat resorë dhe përfaqësuesit e lartë të Shqipërisë dhe Greqisë për shkak të fillimit me punë të komitetit trilateral Prespa Park dhe grupeve të punës.

“Grupi i punës i ekspertëve për shpëtimin e Liqenit të Prespës, me përfaqësues të institucioneve kompetente, akademisë dhe sektorit joqeveritar e përfundoi detyrën e shtëpisë. Me angazhim të jashtëzakonshëm studiues Grupi i punës i ekspertëve përpunoi Plan veprues urgjent me masa dhe aktivitete prioritare për shkak të uljes së nivelit të ujit në Liqenin e Prespës, i shoqëruar me konstruksion financiar për implementimin e dokumenteve afatshkurtra dhe afatmesme, i cili tashmë është aprovuar nga Qeveria jonë. Presim se do të arrijmë t’i zvogëlojmë presionet antropogjenë mi këtë pikë të nxehtë kyçe të biodiversitetit, i cili i pëson pasojat e ndryshimeve klimaterike, oscilimet natyrore ciklore, thonë nga MMJPH, duke përkujtuar se ka filluar edhe procesi i kyçjes së opinionit në sjelljen e Planit për menaxhim me Liqenin e Ohrit.

Lidhur me investime kapitale, MMJPH është duke punuar në implementimin e disa programeve vjetore. Në vitin 2021 janë planifikuar për realizim me financa të siguruara janë programet vijuese: Programi për menaxhim dhe mbrojtjen e ujërave – 191.280.000.000 denarë; Trajtimin e ujërave të zeza – 202.000.000 denarë dhe Programi për menaxhim me mbeturina – 51.716.000 denarë me të cilat do të implementohen më shumë projekte infrastrukturore në më shumë komuna në vend.

“Atë që me padurim e presim është përfundimi i proceseve për zonat e mbrojtura të propozuara: finalizimi i procesit të shpalljes së Malit Sharr park nacional, me çka përfundimisht kjo pasuri natyrore do të mbrohet dhe në të cilën do të sigurohet menaxhim i qëndrueshëm, shpallja e një pjese të Vodnos si zonë e mbrojtur, ndërsa lokaliteti i Matkës monument i natyrës”, informojnë nga Ministria resore.

Vitin e ardhshëm sfidë e madhe do të jetë edhe zbatimi i qëllimeve ambicioze nga NDC i rishikuar në të cilin janë paraparë mbi 63 masa në sektorë të ndryshëm, që të arrihet qëllimi – zvogëlimi i emetimeve të gazrave që e shkaktojnë efektin e kopshtit të qelqtë për mbi 50 për qind deri në vitin 2040.

Ngjarja paraprake

Messi ndodhet në një situatë të njëjtë si Ramosi

Ngjarja e ardhëshme

Emiri i Katarit udhëton në Arabinë Saudite për samitin e Gjirit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian