Në vijim janë kontrollet e ushtarëve të lënduar të ARM-së në aksident

Shtip, 29 shtator 2020 (MIA) – Gjashtëmbëdhjetë pjesëtarë të Armatës dhe shoferi i autobusit ende  nuk janë akomoduar në repartet e  klinikës së Shtipit, sepse në vijim janë kontrollet  e të lënduarve nga ana e kirurgëve dhe ortopedëve.

Zëdhënësja e Klinikës Marina Shumanska thotë se sipas mjekëve asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetë, ndërsa të lënduarit kanë thyerje dhe shtypje.

Aksidenti në të cilin janë lënduar 17 persona prej të cilëve 16 pjesëtarë të ARM-së, ndërsa  njëri është shoferi i autobusit,  ndodhi në mëngjes para orës shtatë në rrugën Shtip-Radovish në vendin e quajtur  “Osmi kilometar”.

Aksidenti ndodhi gjatë ndeshjes së  autobusit dhe furgonit, ndërsa kompetentët duhet të tregojnë se cilat janë arsyet  prejse do ta kryejnë inspektimin  në vendin e ngjarjes.

Ky është aksidenti i dytë i tillë në rrugën Shtip-Radovish në të cilën kanë marrë pjesë dhe janë lënduar pjesëtarë të ARM-së.  vdj/sa/

Ngjarja paraprake

Gir për MIA-n: Shpresoj në mbajtje të shpejtë të konferencës së parë ndërqeveritare, marrëveshjet dypalëshe të zbatohen në atmosferë të mirë

Ngjarja e ardhëshme

Berisha rinovon me Ferizajn: Mbi të gjitha janë lojtarët, shoqëria e mirë  

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian