ne veturen audi me targa te shkupit jane gjetur 11 migrante shoferi ka ikur me vrap 66f82be920372

Në veturën “Audi” me targa të Shkupit janë gjetur 11 migrantë, shoferi ka ikur me vrap

September 28, 2024
1 minut lexim

 

Në hyrje të fshatit Bogorodicë të Gjevgjelisë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për mbikëqyrje kufitare dhe kontrolle kufitare në Bogorodica, dje në një automjet udhëtarësh “Audi” me targa të Shkupit kanë gjetur 11 migrantë.

Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se dje në ora 03:50, policia në automjetin “Audi” me targa të Shkupit ka gjetur 11 persona migrantë, prej të cilëve pesë nga Siria dhe gjashtë nga Republika e Turqisë.

Pasi i ka vërejtur oficerët e policisë, shoferi i automjetit e ka braktisur vendin e ngjarjes. Migrantët janë vendosur në qendrën pranuese – tranzitore në Gjevgjeli. Po ndërmerren masa për të sqaruar rastin, sqarojnë në njoftimin nga MPB.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

RENT A CAR

kambane alarmi gjekmarkaj per denimin e salianjit i tronditur nga vendimi kalon cdo imagjinate te hakmarrjes 66f825568ad12
Story i mëparshëm

“Kambanë alarmi”/ Gjekmarkaj për dënimin e Salianjit: I tronditur nga vendimi, kalon çdo imagjinatë të hakmarrjes

erdogan ben thirrje per veprim te okb se per te ndaluar sulmet izraelite ne liban 66f82c5f540c3
Story i radhës

Erdogan bën thirrje për veprim të OKB-së për të ndaluar sulmet izraelite në Liban

Të fundit nga

ShkoLartë