ne vend me hiv jetojne 687 persona shoqatat kerkojne me shume mjete per terapi 674cad16d35d2

Në vend me HIV jetojnë 687 persona, shoqatat kërkojnë më shumë mjete për terapi

December 1, 2024
1 minut lexim

Shkup, 1 dhjetor – Sot, 1 dhjetori, është Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për AIDS. Infeksioni me HIV është ende një problem aktual shëndetësor dhe social. Në Maqedoni me virusin HIV jetojnë 687 persona, nga të cilët këtë vit janë regjistruar 51 persona.

Prej tyre 48 janë meshkuj dhe 3 femra. Pesë persona vdiqën nga AIDS këtë vit. Shumica e rasteve të konfirmuara me HIV janë të rinj të moshës 20 dhe 39 vjeç. Autoritetet besojnë se një pjesë e madhe e njerëzve as që e dinë se janë të infektuar.

Në propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm janë paraparë vetëm 90 milionë denarë për trajtimin e pacientëve me HIV, ndërsa nevojiten 130 milionë denarë, 109 milionë për terapi dhe 21 milionë për parandalim, sqaron shoqata “Së bashku më të fortë”.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

provokuan gjate 28 nentorit me flamurin serb lirohen qytetaret serb te kumanoves 674cac9ce603b
Story i mëparshëm

Provokuan gjatë 28 nëntorit me flamurin serb, lirohen qytetarët serb të Kumanovës?!

per here te pare trupat e fsk se ne gjendje gatishmerie per qytetaret 674cbb610a832
Story i radhës

Për herë të parë trupat e FSK-së në gjendje gatishmërie për qytetarët

Të fundit nga

ShkoLartë