Në “Tabanoc” vendoset tabela e parë e Ballkanit të Hapur

Në vendkalimin kufitar Tabanoc, në hyrje në Maqedoninë e Veriut, Drejtoria Doganore e Maqedonisë së Veriut vendosi tabelën e parë për lentën e gjelbër për Ballkanin e Hapur e që sipas qeverisë, është një nga projektet e para që japin rezultate konkrete për kalimin më të shpejtë të mallrave, shërbimeve njerëzve dhe kapitalit.

“Përfitimi më i rëndësishëm i Lentës së gjelbër është për kompanitë dhe transportuesit të cilët ulin kohën e pritjes në vendkalime kufitare. Kjo mundësohet përmes prioritetit dhe zbatimit të procedurave doganore me procedura të shkurtuara”, thonë nga Qeveria .

Me shiritin e gjelbër, Drejtoria Doganore i udhëzon transportuesit drejt kalim më të lehtë të mallrave dhe uljen e shpenzimeve për import dhe eksport, ndërsa javën e ardhshme një tabelë e tillë do të vendoset edhe në vendkalimin kufitar Qafëthanë.

Story i mëparshëm

НОВИ 6 МИЛИОНИ СО МИЛИОНЕР И МИНИ ЏЕКПОТ ГИ ИЗРАДУВААТ ИГРАЧИТЕ ЗА ЕДНА НЕДЕЛА

Story i radhës

“Miellin e serbit hajeni vetë”- Resuli: Fermerët zgjodhën t’i shërbejnë tokës jo të bëhen hajdutë!

Të fundit nga