Në sulmet armene humbin jetën dy azerbajxhanas të moshës 13 dhe 16 vjeç

Në sulmet raketore që Armenia ka ndërmarrë ndaj vendbanimeve civile humbën jetën dy civilë të moshës 13 dhe 16 vjeç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria e Azerbajxhanit njoftoi se ushtria armene kreu sulme me artileri dhe raketa ndaj qyteteve Goranboy dhe Terter.

Si pasojë e godtijes me raketa të një shtëpie në fshatin Kebirli në Terter ka humbur jetën Orhan İsmayılzade (16-vjeç).

Ndërkohë theksohet se në fshatin Tapkarakoyunlu në Goranboy u dëmtuan dy shtëpi pasi u goditën nga predhat artilerike armene.

Më tej bëhet e ditur se në spitalin ku trajtohej ka humbur jetën 13-vjeçari Artur Mayakov i cili u nxorr i gjallë nga rrënojat e shkaktuara nga sulmi raketor që Armenia kreu më 17 tetor në Ganja.



. .

Ngjarja paraprake

Melania refuzon t’ia mbajë dorën Trumpit në fund të debatit

Ngjarja e ardhëshme

Klubet e mëdha italiane në ndjekje të Mirlind Dakut

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian