Futbollisti kryesor Goran Pandev ka zhvilluar stërvitjen e parë me Maqedoninë e Veriut kundër Kosovës.
“Goran Pandev dhe Stefan Ristovski në stëvitje. Kapiteni dhe zëvendëskapiteni në rolin kryesor në stërvitjen e fundit para duelit historik të nesërm (20.45) me Kosovën.
Të dy e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë nesër”, shkruan mes të tjera mediumi maqedon “Sportmedia”.
Ndeshja luhet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup. Maqedonët kërcënojnë Kosovën në aspektin sportiv, duke thënë se e din Pandev se çfarë duhet të bëjë.