Në Spitalin e Pejës po trajtohen 24 pacientë me COVID-19, 6 prej tyre në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë duke u trajtuar 24 pacientë me COVID-19, 18 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa gjashtë pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Sipas njoftimit thuhet se një pacientë me COVID-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

“1 Pacientë me COVID-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 24 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 18 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet tutje në njoftim, tetë lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

“Kanë lindur 8 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 269 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 28 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë ditës së djeshme 266 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3.761 analiza, ndërsa janë kryer 13 operacione. 122 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 75 rëntgen, 31 EHO dhe 16 CT-ja”, thuhet në njoftim.

Ngjarja paraprake

Pse nuk duhet të presim derisa të jemi të uritur për të ngrënë? Ja ç’mund të na ndodhë

Ngjarja e ardhëshme

Moti me diell dhe vranësira të vogla, temperatura deri më 22 gradë

të fundit nga