Në Spitalin e Pejës nëntë pacientë të infektuar me COVID-19 janë në gjendje të rëndë

Ditëve të fundit ka pasur rritje të rasteve me coronavirus në Kosovë. Vetëm dje u shënuan 284 raste të reja.

E me këtë rritje është rritur edhe numri i pacientëve të hospitalizuar në QKUK por edhe në spitalet tjera.

Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 28 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit nga ky spital, 21 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Një pacientë është shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Ngjarja paraprake

Një adoleshent vritet nga policia ruse për goditje me thikë të oficerit në rajonin e mbizotëruar nga myslimanët

Ngjarja e ardhëshme

Ndërron jetë ish-kryeministri i Turqisë, Mesut Yılmaz

të fundit nga