Besnik Hasi ka qenë kandidat i përhershëm për Kombëtaren shqiptare, edhe pse Duka u mërzit kur ai e refuzoi pas largimit të De Biazit, për shkak se asokohe sapo ishte shpallur trajneri i vitit me Anderlehtin në Belgjike dhe klubi i rinovoi kontratën me shuma të kënaqshme!
“Panorama Sport” mëson se orët e fundit është rikthyer serish në skenë emri i tij dhe Duka është duke e menduar seriozisht që t’ia besoje ish-kapitenit te kombëtares stolin.
Gjatë karrierës së tij Hasi ka drejtuar Anderlehtin, Olimpiakosin, Legian e Varshavës dhe Al-Ahli.
Ndërkohë në listë janë edhe Kamoleze, Xhampaolo dhe Kambiaso.