Në shtëpitë e studentëve ka mjaft vende nëse disa fakultete kalojnë në mësim me prani fizike

Shkup, 3 tetor 2020 (MIA) – Me rëndësi është të sigurojmë vendosje për nxënësit dhe studentët të cilët do të kenë mësim të kombinuar apo mësim me prani fizike në shkolla dhe fakultete, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, pas vizitës në shtëpinë e studentëve “Kuzman Josifovski-Pitu” në Shkup.

“Pas kritereve të dhëna, të cilat u publikuan, në konvikte në vitin 2020/2021 u pranuan 1.193 nxënës. Në pajtim me protokollet e reja kemi vende të lira apo të hapura 1.058 vende, ndërsa teprica prej 135 nxënësve janë shpërndarë, flas për në Shkup, në Shtëpinë e Studentëve ‘Seniç’. 73 nxënës të cilët janë nga Manastiri dhe Strumica gjithashtu do të kenë mundësi të udhëtojnë drejt vendeve të tyre apo të vendosen në pajtim me ndryshimet e reja ligjore të cilat janë në Kuvend dhe u caktuan për mbledhjen e 6 tetorit, që do të thotë se do të sigurohet vendosje edhe për ta. Në konviktet e tjera kemi 160 vende të lira”, theksoi ministrja Carovska.

Ajo potencoi se në pajtim  me protokollet e reja për shkak të pandemisë me Kovid-19 kapaciteti në shtëpitë e studentëve në Shkup është 2.080 vende, ndërsa deri më tani gjithsej janë pranuar 1.614 studentë.

Carovska potencoi se ia edhe vende të lira plotësuese për vendosje të studentëve, nëse në periudhën në vijim disa fakultete e ndryshojnë mënyrën e kryerjes së mësimit, nga mësimi onllajn kalojnë në mësim me prani fizike.

Ajo theksoi se ueb faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe e aplikacionit digitalizirajse studentët të cilët vijnë nga familje të ndjeshme sociale kanë mundësi të aplikojnë për një shumë të caktuar.

Drejtori i Qendrës shtetërore studentore, Dario Nikollovski, i cili e shoqëroi ministren Carovska gjatë vizitës në shtëpinë e studentëve “Kuzman Josifovski-Pitu”, përkujtoi se Qeveria para 10 ditlve solli vendim për hapje të shtëpive të studentëve më 5 tetor, por me kapacitet të zvogëluar.

“Secila dhomë e cila do të ketë deri dy shtretër do të vendoset maksimum një student, secila dhomë e cila do të ketë më shumë se dy shtretër do të vendosen maksimum dy studentë. Në të gjitha hyrjet e shtëpive të studentëve do të instalohen dispanzerë pa kontakt të cilët do të shërbejnë për dezinfekim, dezobarriera dhe të gjitha elementet shoqëruese të e përbëjnë mënyrën e re të jetesës në shtëpitë e studentëve. Do të ndalohen shfrytëzimi i hapësirave të përbashkëta, shfrytëzimi i mensave  do të jetë në mënyrë në të cilën secila tavolinë  do të jetë larg tjetrës dy metra, ndërsa në secilën tavolinë për katër persona do të mund të ulen maksimum nga dy studentë”, theksoi Nikollovski.

AI theksoi se i tërë ky protokoll dhe e tërë mënyra e re e jetesës në shtëpitë e studentëve do të mund të realizohet vetëm së bashku me studentët dhe pret mbështetje të tyre dhe mirëkuptim, sepse, siç tha,  bëhet fjalë për mbrojtje të shëndetit të përbashkët.

Ai potencoi se gjatë periudhës së kaluar Qendra shtetërore studentore është stabilizuar financiarisht, janë rinovuar të gjitha blloqet në shtëpinë “Goce Dellçev”, ka përfunduar projekti për rinovim të ndërtesave 1 dhe 2 në lagjen e studentëve “Stiv Naumov”.

Në fund të vitit të kaluar u nënshkrua marrëveshja me KfV bankën gjermane mes Ministrisë së Financave dhe MASH-it përmes së cilës u siguruan 25 milionë euro mjete për rikonstruim të të gjitha shtëpive të studentëve në shtet, mes të cilave edhe në pjesën për efikasitet energjetik. Mendoj se dëshmuam se në cilën rrugë dëshirojmë të shkojmë në këtë degë, se sa janë të rëndësishëm për ne studentët të cilët studiojnë jashtë qytetit të vet tani plotësisht me një koordinim plotësues në nivel më të lartë me Ministrinë e resorit besoj se në pjesën tjetër të mandatit do t’i realizojmë të gjitha sfidat dhe përfundimisht shtëpitë e studentëve do të vijnë në vendin e duhur, e ato janë në shërbim të banorëve studentë”, theksoi Nikollovski. ab/

Студентски дом Кузман ЈосифовскиИзјава Мила Царовска

Posted by MИА.mk on Сабота, 03 октомври 2020

 

Ngjarja paraprake

Hikingnjeri organizon ecjen në një ndër majet më të larta në Kosovë 

Ngjarja e ardhëshme

Bakayoko shkëlqeu para dy viteve tek Milani në kohën kur trajner ishte Gatuzo

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian