Në Shqipëri, protestohet sërish kundër rritjes së çmimeve

Për rreth 2 orë e 30 minuta, qytetarët  e Shqipërisë protestuan edhe këtë të diel kundër rritjes së çmimeve në vend.

Përmes një marshimi që nisi nga sheshi Skënderbeu drejt godinës së Kryeministrisë, protestuesit kërkuan që qeveria të hetojë tregun e hidrokarbureve për të parandaluar abuzimet. Më tej qytetarët u shpërndan në disa prej akseve kryesore të Tiranës.

Për disa minuta ata bllokuan qarkullimin në kryqëzimin e “Myslym Shyrit” aty ku ndodhet edhe Gjykata e Lartë. U desh ndërhyrja e forcave të rendit dhe atyre “Shqiponja” për t’i larguar që aty.

Protestuesit kanë njoftuar se një tjetër tubim do të mbahet gjatë ditës së verës në orën 17:00.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Humbja tërbon tifozët e Dinamos

Story i radhës

Digjet një shtëpi në Polac të Skenderajt

Të fundit nga