Në Shkup sanksionohen 340 shoferë, 87 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

November 1, 2023
1 minut lexim

Sektori i punëve të brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 340 sanksione, prej të cilave tetëdhjetë e shtatë gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, njëzet e nëntë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, dy sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe).

MPB njodron se janë shqiptuar edhe tetë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, njëzet e gjashtë sanksione për mosshfrytëzimin e rriptit të sigurisë, dhjetë gjoba për automjete në gjendje jo të rregullt teknike dhe të paregjistruara…

“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura/ “Rrugë pa kthim!”, Bardhi vë në ‘lëvizje’ deputetët e opozitës

Story i radhës

Vijon aplikimi për subvencionimin e racionit për studentë të cilët ende nuk e kanë realizuar të drejtën e tyre

Të fundit nga

​Verstappen mund të pezullohet nga GP

Max Verstappen është në prag të një pezullimi nga një garë në Formula 1, pas një incidenti të diskutueshëm me George Russell gjatë Çmimit të Madh të Spanjës të dielën e një
ShkoLartë