Në Shkup janë sanksionuar 401 shoferë, nga të cilët 110 për tejkalim të shpejtësisë

Shkup, 3 tetor 2020 (MIA) – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet e përforcuara në fushën e komunikacionit, me ç’rast në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 401 sanksione.

Siç informon MPB, mes të sanksionuarve, 24 persona janë dënuar për ngasje pa patent shoferi, 110 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, 19 për defekte teknike dhe automjete të paregjistruara kurse 120 për parkim jo të drejtë.

Krahas kësaj, janë sanksionuar edhe 21 motoçilistë, 82 automjeteve janë ngritur me ndihmën e automjetit të posaçëm “karrotrec” kurse janë shqiptuar edhe 69 gjoba për mosmbajtje të maskës për mbrojtje.

Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Brendshme. sn/

Ngjarja paraprake

Në Ohër 35 raste aktive të koronavirusit, në Strugë 45, Dibër 32

Ngjarja e ardhëshme

Ramosaj: Familja e Rrustem Gecaj dhuroi 10 mijë euro për Adisa Cacaj

të fundit nga