Në SHBA tashmë ka shtatë milionë të infektuar me virus korona

Uashington, 26 shtator 2020 – Sipas Universitetit Xhon Hopkins, SHBA-ja e ka tejkaluar pragun prej shtatë milionë të infektuarve me virus korona.

Pasi pandeMEDIAL në fillim fuqishëm e goditi rajonin e Nju-Jorkut, ndërsa pastaj gjatë verës u transferua në pjesën juglindore dhe jugperëndimore të vendit, tani infeksioni po përhapet në qytetet me popullatë shumë më të vogël në pjesën e mesme të vendit, dhe kjo më së shpeshti në pjesët e saj kontroverse ku një numër i madh i banorëve po kundërshtojnë mbajtjen e maskave.

Përhapja e infeksionit tani po shkakton probleme të reja në spitalet dhe universitetet në Perëndimin e Mesëm të SHBA-së.

Në SHBA mesatarisht në dit regjistrohen nga më shumë se 40.000 raste të reja me Kovid-19. Ky numër tani është dukshëm më i vogël nga piku kur ishte vërejtur gjatë verës, kur kishte nga gati 70.000 të sapoinfektuar në dit, edhe pse edhe tani gjithë këto janë numra shqetësues.

Numri i rasteve të vdekjes nga virusi korona në vend pikërisht këtë javë tashmë tejkaloi 200.000, që është numri më i lartë në botë

Ngjarja paraprake

Veliaj: Jap dorëheqjen nëse uji në Tiranë nuk është më i lirë se në Korçë

Ngjarja e ardhëshme

Kjo do të jetë oferta finale e Man Utd për Sanchon

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian