Në SHBA raportohen afro 200 raste të variantit të ri të COVID-19

Të paktën 195 raste të variantit të
coronavirusit që u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar janë
identifikuar në 22 shtete të SHBA-së, thonë Qendrat për Kontrollin dhe
Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Sipas CNN, shtetet me shumicën
e rasteve të variantit të ri janë: California me 72 raste, Florida me 50 të
prekur nga ky variant dhe, New York me gjithsej 22 raste, përcjell Gazeta Sinjali.

Ndërkohë, shtetet  e
mëposhtme kanë raportuar më pak se shtatë raste secila, sikurse: Colorado,
Connecticut, Georgia, Illinois, Indiana, Louisiana, Maryland, Massachusetts,
Michigan, Minnesota, New Jersey, New Mexico, Oregon, Pennsylvania, Tennessee,
Texas, Utah, Wisconsin dhe Wyoming.

CDC thotë se rezultati nuk
përfaqëson numrin e përgjithshëm të rasteve që qarkullojnë në SHBA, por vetëm
ato të gjetura nga analizimi i mostrave pozitive.

Varianti i cili njihet si B.1.1.7 dhe duket se përhapet më lehtë – është gjetur gjithashtu në të paktën 60 vende të botës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë./Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Artistja Liza tash 2 vjet super e lumtur, kujton propozimin nga bashkëshorti

Ngjarja e ardhëshme

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian