Në SHBA punëdhënësi mund të u largoj nga puna nëse refuzoni të merrni vaksinën antiCovid

Shtetet e Bashkuara janë vendi me më së shumti aktivist kundër vaksinimit antiCOVID dhe si i tillë, qeverisë i është dashur të marr disa masa të padiskutueshme.

Shpërndarja e vaksinës antiCOVID do të filloj brenda disa ditëve dhe vaksinimi i masave do të bëhet në hapa sa më të shpejt.

Por ekspertët thonë se sado i vështirë
që ka qenë krijimi i kësaj vaksine, njësoj vështirë do të jetë bindja e
qytetarëve që ta marrin atë, shkruan CNBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Diku
4 nga 10 qytetarë amerikan thonë se nuk duan në asnjë mënyrë të vaksinohen.
Ekspertët mendojnë se të paktën 70% e qytetarëve duhet të vaksinohen sa më
shpejt në mënyrë që të ulet shkalla e përhapjes së virusit.

Dhe
punëdhënësit, nuk do ta marrin “jo” si përgjigje. Shumica e klientëve të
korporatave anojnë drejt vaksinimit të stafit të kompanive me të cilat
bashkëpunojnë.

Klientët janë ata që e mbajnë një
kompani në treg, prandaj mos plotësimi i këtyre kërkesave sigurisht, do të qoj
në shkëputje të marrëveshjeve.

Vaksina premton që punëtorët të kthehen
në normalitet, që është kërkesë parësore për bizneset në mënyrë që ata të
rimëkëmben.

Edhe pse shteti nuk ka nxjerrë një
dekret në lidhje me këtë, shumica e kompanive kanë deklaruar se punonjësit që
refuzojnë vaksinimin do të pushohen nga puna.

Vaksinimi nga sëmundje të tjera është i
kushtëzuar me ligj, dhe punëdhënësi ka të drejtë ligjore të pushoj të gjithë
ata që refuzojnë zbatimin.

Rastet e vetme të cilat mund të kenë
përjashtim, janë rastet të cilat mund të vërtetojnë se kanë arsye mjekësore që
nuk i lejon të vaksinohen.

Personat të cilët largohen nga puna, do
të kompensohen. Kjo do të bëhet me të njëjtën shumë që ata do të merrnin në
rast të lëndimit në vend të punës.

Kurse ata që vaksinohen, nuk do të kenë nevojë të mbajnë maskë në vend të punës dhe nuk do të kenë kontrollin e përditshëm të temperaturës./Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Britani, 90-vjeçarja e para në botë që merr vaksinën kundër COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Tea e konsideron veprimin e saj “vepër penale”, Shqipja thotë se ka shumë të regjistruara

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian