Në Rusi formohet fondi për mbështetje të fëmijëve me sëmundje të rënda

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar dekretin me të cilin parashihet themelimi i fondit për mbështetje të fëmijëve që luftojnë me sëmundje të rënda dhe kronike, raporton Anadolu Agency (AA).

Me nënshkrimin e dekretit themelohet fondi i “Rrethit të bamirësisë”, me të cilin do të paguhen shpenzimet e kurimit të fëmijëve që vuajnë nga sëmundjet e rënda dhe kronike.

Putin kujtoi se normat e taksave për ata me të ardhura vjetore prej më shumë se 5 milionë rubla u rritën nga 13 në 15 për qind vitin e kaluar dhe shtoi se fitimet shtesë të taksave do të ridrejtohen në fondin e krijuar.

Planifikohet që në këtë fond në vit të ridrejtohen 60 miliardë rubla (rreth 813 milionë dollarë), të cilat do të përdoren para se gjithash për furnizimin e barnave të shtrenjta që nuk prodhohen në Rusi.

Kryetar i këshillit drejtues të fondit është emëruar drejtori i Qendrës për kujdes të fëmijëve në Shën Petersburg, Aleksandar Tkachenko.



. .

Ngjarja paraprake

Filipçe paralajmëron rikthimin e orarit të punës për kafenetë deri në ora 21

Ngjarja e ardhëshme

Ministrja Dumoshi i ndau mirënjohje alpinistes Mrika Nikçi 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian