Në rrezik akordi mes Barcelonës dhe sponsorit të ardhshëm të stadiumit

Javën e kaluar në klubin e Barcelonës kishte një atmosferë festive, e shtyrë kjo edhe nga rikthimi i bujshëm i sponsorëve përreth klubit katalanas.

Për disa orë, problemet financiare të kuqebluve ishin zhdukur si me magji, duke qenë se të gjithë flisnin për një akord të finalizuar me kompaninë “Spotify”, e cila do t’i garantonte klubit të presidentit Joan Laporta shifrën e çmendur prej 280 milionë eurosh, në total për tri vitet e ardhshme (93 milionë në sezon).

Sigurisht që ky ishte një sinjal shumë pozitiv edhe për tifozërinë e Barcelonës, e cila pa në merkaton e dimrit edhe disa lëvizje të rëndësishme që u bënë, por kur të gjithë prisnin firmat, papritur diçka po vonon.

Edhe pse firmat duhej të ishin hedhur që në fundjavën që lamë pas, papritur krerët e “Spotify” janë zhdukur, duke bërë të mendohet se ndoshta diçka në kokën e tyre ka ndryshuar dhe te Barça rikthehet sërish paniku.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shkrijelj: OBRM-PDUKM do të paraqesë ligj të ngjashëm për mësimdhënësit të cilët po e bllokojnë që një vit

Story i radhës

Opinion: Njëherë për njeherë nuk ka luftë

Të fundit nga