Në rininë e tij, Bill Gates ka kuptur “sekretin e suksesit”, të cilin disa nuk arrijnë ta mësojnë gjithë jetën e tyre

Në shumë raste, suksesi është i shtresuar

Ju provoni diçka dhe funksionon, dhe pastaj bëni një hap tjetër përpara. Pastaj provoni diçka që nuk funksionon dhe ktheheni në hapin e parë.

Me metodën e provës dhe gabimit në fund eventualisht arrihet te qëllimi. Këtu arrijmë edhe deri te një arsye tjetër pse suksesi nuk është binar, dhe kjo është se shpesh është e pamundur të dish se cili është rezultati më i mirë i mundshëm.

Në fakt, ka shumë gjëra që nuk kualifikohen si sukses, por gjithashtu nuk janë dështim.

Merrni Microsoft-in si shembull, nuk ka asnjë mënyrë që Bill Gates dhe Paul Allen ta dinin se në çfarë do të rritej kompania e tyre kur filluan.

Shumë nga faktorët që kontribuuan në suksesin e Microsoftit nuk kanë ekzistuar as kur u themelua kompania, shkruan Inc.com.

Nga ana tjetër, largimi i Bill Gatesit nga fakulteti pas vetëm dy vitesh, mund të konsiderohet si një dështim, por gjithsesi e afroi atë drejt suksesit të tij përfundimtar, megjithëse në atë kohë vështirë se mund të interpretohej në atë mënyrë.

Pak njerëz e dinë që Gates dhe Allen filluan Traf-O-Data para Microsoft dhe se biznesi nuk pati kurrë sukses, por ishte hapi i parë i dyshes drejt suksesit me Microsoftin.

“Është në rregull të festosh suksesin, por është më e rëndësishme të marrësh mësime nga dështimi”, thotë Bill Gates.

Ky është një mësim i rëndësishëm që shumica e kanë të vështirë ta mësojnë.

Kishte shumë pak sukses brenda një nate, por kishte edhe dështime brenda një nate, mirëpo mirëkuptimi është shumë i rëndësishëm. 

 

Ngjarja paraprake

Policia dhe inspektorët në aksion: Në Prishtinë shqiptohen gjashtë gjoba dhe mbyllen katër lokale

Ngjarja e ardhëshme

Mjeku Koni kundër vendimit: Pse ai me biçikletë pa maskë dhe unë këmbësor me maskë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian