Çabi Alonso po bën një punë fantastike me klubin gjerman Bajer Leverkusen teksa i ka dërguar në gjysmëfinalet e Ligës së Europës.
Sipas mediave të huaja ai është nën radarët e dy ekipeve gjigante si Real Madridi dhe Totenhemi.
Por spanjolli i ka mohuar lajmet duke u shprehur se është i fokusuar tek ekipi dhe se mund të jetë në drejtimin e gjermanëve edhe sezonin e ardhshëm.
“Këto thashetheme nuk më befasojnë aspak sepse kam qenë një futbollist profesionist dhe pothuajse jam mësuar me të tilla lajme.
Nuk po mendoj aspak për këto zëra, pasi unë jam 100% i fokusuar te fundi i sezonit, me skuadrën time.
Kemi mundësinë për të fituar trofe dhe jam totalisht i fokusuar te ndeshjet e radhës. Jo vetëm kaq, por po mendoj edhe për Leverkusin e sezonit të ardhshëm”.