Në Qipron Turke mbahet procesi i votimit për zgjedhjet lokale

Në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC) ka filluar procesi i votimit për “Zgjedhjet e Përgjithshme të Organeve Organizative Lokale” në mbarë vendin, raporton Anadolu Agency (AA).

Në procesin e votimit të zgjedhjeve lokale që filloi në orën 07:00 në 768 vendvotime, do të votojnë 208.236 votues të regjistruar për të zgjedhur 18 kryetarë bashkie dhe 220 anëtarë të këshillave bashkiakë.

Pas procesit të votimit që do të vazhdojë deri në orën 18.00, do të fillojë numërimi i votave, kryesisht i atyre për kryetar bashkie.

Sipas të dhënave të Bordit të Lartë Zgjedhor (YSK) votuesit në 768 vendvotime në të gjithë vendin, nga 67 kandidatë do të zgjedhin 18 kryetarë bashkie, 6 prej të cilëve janë femra.





Story i mëparshëm

Barometri patriotik!

Story i radhës

Zjarr në TEC Osllomej

Të fundit nga