Në Prizren filloi turneu në kuadër të projektit ”Girls just want to play football” 

Po vazhdon mbajtja e turneve në kuadër të projektit të FFK-së, i mbështetur nga programi i UEFA-s në kuadër të fondit HatTrick ”Girls just want to play football” (Vajzat duan  vetëm të luajnë futboll).

Sot garat kanë filluar në Komunën e Prizrenit, ku po marrin pjesë 12 shkolla me 120 vajza.

Në ditën e parë të nisjes së turneut në emër të FFK-së pjesëmarrësit i përshëndeti anëtarja e KE njëherësh kryetare e Komisionit për futbollin e femrave, e cila duke i falënderuar pjesëmarrësit e shumtë, vuri theksin parësor në prioritetin e FFK-së dhe të vet shtëpisë së futbollit evropian, për një mbështetje parezervë për futbollin e femrave, ndaj ajo tha se edhe ky projekt ka për qëllim nxitjen sa më të madhe që vajzat të merren vazhdimisht me lojën e futbollit.

Gjatë ditë së parë janë zhvilluar shumë ndeshje të mira me një rivalitet të shëndoshë sportiv, e ku vajzat shfaqen gjithë talentin e tyre, duke treguar dëshirën për lojën e futbollit.

Të gjitha shkollave pjesëmarrëse FFK-ja u dhuroi pajisje sportive në mënyrë që t’u shërbejnë për punën në vazhdim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pas zyrtarizimit prononcohen Xhaferi dhe Sadiku, dy pretendentët për drejtimin e BDI- Gostivar

Story i radhës

Qielli nuk është blu, por ne e shohim blu: Mes iluzionit dhe realitetit të së vërtetës

Të fundit nga