Në pritje të derbit më të madh të Kosovës

1 minut lexim

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 24-të. Këtë xhiro ndeshjet do të zhvillohen të mërkurën dhe të enjten.

Lideri aktual i kampionatit, Ballkani luan në udhëtim te Malisheva, teksa Ulpiana e Dukagjini përballen në Lipjan.

Prishtinën e pret një duel më i lehtë në letër pasi luan në udhëtim te Feronikeli.

Të enjten në program janë edhe dy sfida të tjera për tu zhvilluar, ku vëmendja është te derbi i Anamoravës dhe më i madhi në Kosovë mes Dritës dhe Gjilanit.

Dueli tjetër i kësaj dite zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë mes Llapit dhe Drenicës.

E mërkure 09.03.2022

13:00 Malisheva – Ballkani
13:00 Ulpiana – Dukagjini
13:00 Feronikeli – Prishtina

E enjte 10.03.2022

13:00 Drita – Gjilani
13:00 Llapi – Drenica

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bekteshi: Disa nga marketet e mbajnë çmimin e bukës nga 25 deri në 27 denarë, të tjerët i ftojmë të ndjekin shembullin

Story i radhës

Doni apo s’doni ju, kjo është shenja më e zgjuar e Horoskopit

Të fundit nga