Në pritje të baticës…Venecia aktivizon sistemin “Mose”

Venecia ka futur në përdorim sistemin e saj të polemizuar kundër përmbutjeve, “Mose”, për të parën herë këtë fundjavë, me motin e keq që parashikohet të shkaktojë një baticë të pazakontë.

Zyrtarët thanë se sistemi i barrierës do të aktivizohej në testin e parë të vërtetë të baticës, ose ujit të lartë, që pritet të arrijë nivele të larta këtë fundjavë.

“Ne jemi në alarm të kuq për motin e keq. Le të shpresojmë se parashikimet nuk do të dalin”,  tha guvernatori i Venetos, Luca Zaia.

Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, barrierat aktivizohen të shtunën. I gjithë rajoni i Venetos është në alarm për shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta, bashkë me shumë pjesë të tjera të Italisë së Veriut.

Batica është e zakonshme në Venecia dhe për këtë arsye është ndërtuar edhe barriera Mose. Banorët e venecias, e quajnë Acqua Alta, ndërkohë që nivelet e nëntorit të shkuar ishin më të lartat që nga 1966.

Shpresohet që barriera Mose mund të ndalojë më të keqen e përmbytjeve dhe të pengojë përsëritjen e situatës së nëntorit në të ardhmen. Sistemi i mbrojtjes nga përmbytjet përfshin 78 porta që mund të ngrihen për të mbrojtur lagunën e Venecias gjatë baticës dhe është një nga projektet më të mëdha të inxhinierisë civile në botë.

Mose ka kushtuar deri më tani 7 miliardë euro dhe është përfshirë shpesh herë në polemika për koston, vonesat, korrupsionin dhe kritikat.

Ndërtimi nisi në 2003 dhe përfundimi ishte parashikuar për në 2014, por ky objektiv u shty në kohë. pas testeve në 2019, pati disa vibrime shqetësuese dhe pjesë të barrierës u panë të ndryshkura dhe ka frikë se projekti nuk do të përfundojë as në 2021, siç shpresohet.

Ngjarja paraprake

Ja vrasjet mafioze të pazbardhura

Ngjarja e ardhëshme

Komuna e Fushë Kosovës nuk i ka paguar profesorët qe 10 muaj

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian