Në politikën shqiptare thuajse, asgjë e pamundur dhe gjithçka e mundur!

Shumë pse dhe ç’doher, s’ka përgjegje.

S’ka përgjegje sepse; s’është koha e zgjedhjeve dhe s’ka se janë më shumë se të ngopur, nga varfëria e qytetarëve.

Sorrollaten, mundohen të shprehen me thënje “filozofike” dhe kur e shohin fuqinë e tyre karshi ndërkombëtarëve, politikanët shqiptar, bien drejtë dhe aty ku e kanë vendin.

Politika, sidomos për të ashtuquajturit “politikan shqiptar” është:

Gënjeshtër dhe Interes.

Asgjë tjetër!

Ç’doher pretendojnë se janë, më lart se t’gjithë dhe harrojnë se shumë nga ne, kurrë nuk lejojmë të shkelemi, nga askush!

S’po hezitoj dhe po i’u tregoj, se shumë “politikan”, kanë vdekur qysh moti dhe do varrosen, mbi moshën 60 vjeçare – të vdekur ashtu dhe kështu!

Secili njeri është produkt i mendimeve të tij edhe ju; kështu ç’doher keni menduar dhe sigurisht, vepruar.

T’gjithë ne si qytetar, duke qenë aktiv karshi ngjarjeve në vend dhe për vendin:

Jeta jonë po zgjerohet, s’po t’kurret, sigurisht në përpjestim me kurajën që e kemi!

Kam frikë se, nuk e kuptoni.

Aplikimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, vendim dhe veprim i shumëpritur dhe më shumë se i mirë.

Mujsharët në politik….., as që e dinë, se ç‘ka përfiton Republika e Kosovës, nëse antarësohet në Këshillin e Evropës.

Disa citate:

Kryetari i PDK-ës Memli Krasniqi!

Citoj:

Ka deklaruar  se aplikimi për anëtarësimin e vendit  në Këshillin e Evropës është hap i duhur për të cilin s’do të duhej të kishte pasur hamendje, pasi sipas tij, e kanë kërkuar të ndodhë sa më parë. “E përshëndesim këtë nismë dhe si opozitë do ta mbështesim në të gjithë hapat e ardhshëm këtë proces, në mënyrë që kjo objektivë shtetërore e shoqërore të realizohet sa më parë. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, jo vetëm që e ofron Kosovën me vlerat demokratike evropiane, por i hapë perspektivë të re dhe shumë të nevojshme institucioneve të Kosovës, qytetarëve dhe shoqërisë tonë në përgjithësi”.

Mbaron citati.

Ish ambasadorja e Kosovës në SHBA-ës!

Citoj:

Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Europës. Ne i plotësojmë të gjitha kriteret dhe tani, me Rusinë e përjashtuar nga organizata, rruga jonë duhet të jetë e qartë”

Mbaron citati.

Ramushi!

Citoj:

Perspektiva evropiane e Kosovës është e pa alternativë. Si vend kemi ecur para drejt përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian dhe kemi marrë notat më të larta në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit tash e sa vjet.

Aplikimi sot i Kosovës në Këshillin e Evropës, është lajm i mirë për vendin.

Është jetike për ne që Bashkimi Evropian t’ia hapë dyert Kosovës në proceset integruese duke liberalizuar vizat fillimisht dhe duke i dhënë Kosovës statusin e kandidatit. 

Kosova natyrshëm është pjesë e familjes evropiane!

Mbaron citati.

Ku ishit more ju që 22 vjet, pse nuk aplikuat?

Poeti Robert Frost e tha shumë moti, mirëpo ju:

Jeni të „mençur“ pa lexuar, se jeni të ngopur.

Shumë nga ne kurrë, s‘do pranojmë dhe ne e dimë që ju e dini.

“Kurrë mos prano të kanosesh për të heshtur, kurrë mos lejo të bëhesh viktimë. Mos prano përcaktimin e askujt për jetën tënde, përcaktoje ti veten tënde” Robert Frost.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Disa lagje në Prishtinë do të mbeten pa furnizim me ujë

Story i radhës

SHBA, takim ndërkombëtar mbi COVID-in ndërsa vendi shënon 1 milion të vdekur si pasojë e virusit

Të fundit nga