Në përpjekje për të shmangur luftën, Scholz do të takohet me Putinin

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, këtë të martë do të takohet në Moskë me Presidentin rus, Vladimir Putin, në një mision për të shmangur luftën me Ukrainën.

Udhëtimi njëditor i Scholz-it, pasi vizitoi Kievin të hënën, është pjesë e diplomacisë së furishme perëndimore në përpjekje për të ndaluar një sulm të mundshëm, ndërsa më shumë se 100 mijë trupa ruse janë grumbulluar në kufijtë e Ukrainës, shkruan Reuters.

Kancelari ka thënë se do të japë mesazhin nga Rusia se ata janë të hapur për dialog për shqetësimet e sigurisë së Rusisë, por do të vendosin sanksione nëse ajo pushton Ukrainën.

“Ne jemi gati për sanksione shumë të gjera dhe efektive në koordinim me aleatët tanë,” tha ai në Kiev.

Scholz sinjalizoi muajin e kaluar “gjithçka do të duhet të diskutohet nëse do të ketë një ndërhyrje ushtarake” kur u pyet për tubacionin Nord Stream 2 nga Rusia në Gjermani, i cili synon të sjellë më shumë gaz rus në Evropën Perëndimore, duke anashkaluar vendin tradicional tranzit Ukrainën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Para se të pushoni një punonjës, përgjigjuni 3 pyetjeve

Story i radhës

​Rama sot takon Blinken

Të fundit nga