Në nëntë muaj, në Gjermani resgjistrohet numri më i vogël i rasteve me COVID-19

Gjermania ka regjistruar numrin më të ulët të infeksioneve të reja të koronavirusit në gati nëntë muaj dhe zyrtarët po konsiderojnë mundësinë e largimit të masës për mbajtjen e maskave.

549 raste të reja u raportuan të hënën, sipas Instituti Robert Koch.

“Është hera e parë që nga 21 shtatori që shifra ka qenë nën 1.000, megjithëse është tipike që numrat gjatë fundjavës të jenë relativisht të ulët, sepse kryhen dhe raportohen më pak teste”, thanë nga ky institut, raporton AP.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn tha për gazetën Funke se duhet të ndiqet një qasje hap pas hapi, për rregullat e mbajtjes së maskave.

Sipas tij ato mund të hiqen dalë ngadalë në ambiente të mbyllura, në zonat me raste të ulëta të të infektuarve dhe shkallë të lartë të vaksinimit.

Gjermania ka raportuar më shumë se 3.7 milion raste që nga fillimi i pandemisë dhe 89,844 vdekje.

Ngjarja paraprake

Në Shqipëri arijnë 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

Ngjarja e ardhëshme

Foshnjat në këtë kohë duhet të bien në gjumë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian