Në Mitrovicë së shpejti do të implementohet projekti për vendosjen e shportave të mençura

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari Faruk Mujka, dhe zyrtarë komunal nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, dhe Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, sot kanë pritur në një takim pune përfaqësuesin nga kompania MAIA, Erik Zhubi.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesi i kësaj kompanie Zhubi ka shfaqur prezantimin e modelit më të ri të shportave të mençura, të cilët bëjnë klasifikimin automatik të mbeturinave përmes inteligjencës artificiale, dhe i shpërblen qytetarët me 15 minuta internet falas për çdo hedhje të mbeturinave, kjo është teknologjia e fundit më moderne dhe unike në Ballkan.

Ai më tutje ka potencuar se madhësia e këtyre shportave parashihet të jetë 2 m2 me kapacitet 1 mijë litra, ku produktet e tyre janë shumë të avancuara dhe të dizajnuara në mënyrë elegante për të krijuar një përvojë unike të përdoruesit, për të përmirësuar jetën e qytetit dhe për të mbrojtur mjedisin.

Kryetari Bahtiri pasi dëgjoi me vëmendje prezantimin ka përgëzuar kompaninë në fjalë për dizajnimin e këtij projekti dhe iniciativën e ndërmarrë, duke thënë se një investim i tillë është shumë i nevojshëm, sepse Mitrovica është duke ndjekur rregullat evropiane dhe do të jetë model edhe për qytetet të tjera.

Po ashtu ai ka theksuar se këto shporta do të ishin të përshtatshme për tu vendosur në hapësirat përgjatë lumit Ibër dhe Liqeni Akumulues, pasi që ka frekuentim më të madh të qytetarëve.

Ngjarja paraprake

Trump insistion se në zgjedhje janë bërë "mashtrime"

Ngjarja e ardhëshme

Si të fitojmë imunitet ndaj Covid-19, ushtrimet e mushkërive që ndihmojnë në mënyrë të jashtëzakonshme, duhet t'i dini të gjithë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian