Në Maqedoni 25 fëmijë me Covid-19 të hospitalizuar në Kozle

25 fëmijë nga 1 muajsh deri 15 vjeç pozitivë me Covid-19 janë duke u trajtuar në Institutin e sëmundjeve të mushkërive “Kozle”.

Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, përveç një dy vjeçari, i cili është në mbështetje të oksigjenit. Ndërkaq rreth 100 fëmijë në ditë shkojnë për kontrolle, njofton drejtori i këtij Spitali Besnik Zeqiri. Ai për TV21 thotë se rreth 80% e fëmijëve të shtrirë në këtë spital janë me variantin Omicron. Zeqiri pret që nga e hëna numri i hospitalizimeve dhe kontrollove të ulët, nëse nxënësit u përmbahen protokolleve në shkolla.

“Nga e hëna mendoj se numri i fëmijëve të hospitalizuar dhe në ambulanta duhet të fillojë të bjerë, duke marrë parasysh edhe gjendjen atmosferike të reshjeve të borës, besoj se duhet të ulët numri i fëmijëve, si dhe kthimi i temperaturave më të larta”, tha Zeqiri.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, nuk pret që të ketë shpërndarje të virusit nëpër shkolla. Ai apelon që të respektohen masat për mbrojtje nga Covid. Ndërsa sa i përket fëmijëve që nuk vijojnë mësimin, thotë se janë rreth 0,05% për të cilët nuk dihet nëse janë me virusin korona ose edhe me grip.

“Numrat janë shumë të ulët, janë minimal, ne do të vazhdojmë të komunikojmë por përfitimet e procesit për të qenë me prezencë fizike janë më shumë nga aspekti edukativo-mësimor dhe në qoftë se duam prezencë fizike, duhet të kemi kujdes edhe për masat edhe protokollet”, deklaroi Shaqiri.

Ndryshe raporti javor i analizës për situatën covid tregon se numër më i vogël i të infektuarve është shënuar te grupmosha 0-9 vjeç, ndërsa te grupmoshat 11-19 vjeç ka rënie të infeksioneve për 11%.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Марјан Ѓорчев: Да им веруваме на нашите историчари, ама не гледам како ќе постигнеме прогрес

Story i radhës

Një sinjal shprese? Vazhdojnë bisedimet për Ukrainën pavarësisht paralajmërimit rus

Të fundit nga