Në Maqedoni, 140 mijë objekte pa leje janë në pritje të legalizimit

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski u bëri thirrje deputetëve, që ta zhbllokojnë miratimin e Ligjit të ri për objektet e ndërtuara pa leje.

Teksti i ri i ligjit, sipas informacioneve, ka ndryshuar 12 nene të diskutueshme për ekspertët. Ata ishin arsyeja që presidenti Stevo Pendarovski në maj të vitit të kaluar nuk e nënshkroi dekretin, me të cilin duhej të hynte në fuqi ligji tashmë i miratuar.

“Ai tashmë është në procedurë parlamentare, dhe nëse Parlamenti është gati për të debatuar, ne jemi këtu për të hapur të gjitha pyetjet, sepse ligji duhet edhe për projektet e infrastrukturës nacionale edhe komunale, por mbi të gjitha për qytetarët që duan të vendosin objektet në korniza ligjore”, thotë Blagoj Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Ligji i parë për legalizimin e objekteve pa leje është miratuar në kohën e qeverisjes së Nikolla Gruevskit dhe ka zgjatur 10 vjet. Por, më pas qeveria e Zaevit vendosi ta zgjasë periudhën e vlefshmërisë.

Plani është që të vlejë për qytetarët që kanë paraqitur kërkesë për legalizim deri në vitin 2018, dhe që ende nuk kanë arritur të legalizojnë objektet që i kanë ndërtuar deri në vitin 2011. Sipas të informacioneve, ekzistojnë edhe 140 mijë raste të pazgjidhura të qytetarëve, për të cilat kërkesat për legalizim tashmë janë dorëzuar në komuna. Deri më tani janë legalizuar mbi 260 mijë objekte.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Linja nëpër Shkodër, më e volitshmja për hekurudhën Prishtinë-Durrës

Story i radhës

Drita mposhtet në Tiranë! Ilazi: Ishte një nervozizëm tek ekipi ynë 

Të fundit nga