Në Malishevë, Krasniqi i LVV-së më i mbështeturi nga diaspora

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave jashtë Kosovës, të cilat janë dërguar përmes postës në adresë të KQZ-së gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor, për Zgjedhjet Lokale 2021. 

Vota e diasporës në disa komuna do të ketë rol shumë të madh në garën e balotazhit që do të mbahet me 14 nëntor.

Në Komunën e Malishevës më së shumti vota ka fituar kandidati i LVV-së Alban Krasniqi.

Mirëpo 183 votat e diasporës për kandidatin e LVV-së nuk kanë arritur ta ndryshojnë rezultatin, ku në balotazh do të jenë kandidatët e NISMËS dhe PDK-së.

Isni Kilaj i PDK-së ka marrë 121 vota nga diaspora derisa Ekrem Kastrati i Nismës ka 57 vota.

Bajrush Hoti i LDK-së ka marrë 53 vota nga diaspora.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Emigrimi-plagë e rëndë e shqiptarëve

Ngjarja e ardhëshme

​Shefi i OBSH-së: Pandemia përfundon kur bota vendos t’i jep fund

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian