Në Llazicë të Malishevës asfaftohen edhe tri rrugë të reja

Sot në fshatin Llazicë ka filluar asfaltimi i tri rrugëve të reja. Asfaltimi i këtyre rrugëve është pjesë e investimeve kapitale në ndërtimin e infrastrukturës së përgjithshme në fshatrat dhe vendbanimet e Komunës së Malishevës.

Asfaltimin e rrugëve e ka parë nga afër drejtori Komunal për Urbanizëm, Ahmet Morina, i cili në njëjtën kohë është takuar edhe banorët që jetojnë në këto lagje ku janë asfaltuar rrugët. Morina ka bërë të ditur se të tri rrugët kanë një gjatësi prej 700 metrave dhe asfaltimi i tyre është mundësuar nga buxheti I Komunës së Malishevës.

Drejtori Morina, i ka uruar banorët për rrugët e reja dhe ka thënë se “si qeveri komunale janë të përkushtuar në realizimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Komunës së Malishevës në të gjitha vendbanimet e saj”.

Ngjarja paraprake

Bashkëpunimet qeveritare, në letër!

Ngjarja e ardhëshme

Aksioni “I arratisuri” në MPB: Janë arrestuar 59 persona për dy javë për dënime me burg deri dhjetë vjet

të fundit nga