ne kukes votohet per bullgarine qendra votimi jane hapur edhe ne tirane elbasan e korce 671eb1fd89faa

Në Kukës votohet për Bullgarinë! Qendra votimi janë hapur edhe në Tiranë, Elbasan e Korçë

October 27, 2024
1 minut lexim

Në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme në Bullgari këtë të diel po votojnë edhe qytetarë që jetojnë në Kukës, por që Bullgaria e Shqipëria i njohin si minoritet.

Në Pallatin e Kulturës së qytetit të Kukësit u hap një qendër votimi ku të drejtën e votës e ushtruan personat me letërnjoftim dhe pasaportë bullgare.

Qendra e votimit është hapur në orën 7 të mëngjesit ndërsa procesi i votimit do të mbyllet në orën 20 të mbrëmjes. Deri më tani procesi po kryhet normalisht dhe pa probleme.

Votuesit janë nga fshatrat e zonës së Gores por edhe të qytetit të Kukësit të cilët kanë dokumente personale Bullgar. Qendra votimi janë hapur edhe në Tirane pranë ambasadës Bullgare, në Korçë e Elbasan. Referuar të dhënave të Censit 2023 ku për herë të parë është matur edhe minoriteti bullgar rezulton se 7057 persona në Shqipëri janë deklaruar dhe regjistruar si bullgar.

Shteti shqiptar i njeh bullgarët si pakicë në bazë të një ligji që ishte miratuar në vitin 2017. Bullgarët shkojnë në kutitë e votimit në zgjedhjet e shtata të parakohshme brenda kater viteve dhe vetëm katër muaj pas zgjedhjeve të qershorit, pasi ra koalicioni qeveritar i qendrës së djathtë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ash e seles nis takimet me qytetaret fillon nga shkupi 671eb01e617c3
Story i mëparshëm

ASh e Selës nis takimet me qytetarët, fillon nga Shkupi

shtyhet gjykimi ndaj dy mjekeve qe akuzohen per trajtim te pandergjegjshem mjekesor 671eb32b8c557
Story i radhës

Shtyhet gjykimi ndaj dy mjekëve që akuzohen për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

Të fundit nga

Dua Lipa vjen me lajmin BOMBASTIK

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, do të rikthehet në edicionin e këtij viti të festivalit Sunny Hill. Lajmin e ka konfirmuar vetë ylli i muzikës pop me anë të një
ShkoLartë