Në Komunën e Malishevë angazhohen 30 praktikant

Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në mes të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Agjencisë së Punësimit në Republikën e Kosovës (APRK) me Komunën e Malishevës, janë angazhuar 30 praktikant në administratën e Komunës së Malishevës, të cilët janë të regjistruar si punëkërkues në Zyrën e Punësimit, ndërsa do të jenë të angazhuar në punë praktike për gjashtë muaj.

Për këtë qëllim, sot të gjithë këta praktikant të angazhuar në punë në Malishevë, i ka takuar i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, së bashku me kabinetin e tij, dhe i ka uruar të gjithë.

“Dua të ju njoh të gjithëve dhe të ju rikujtoj se qëllimi i angazhimit tuaj është që ju ta mësoni punën në praktikë në administratën komunale në përgjithësi, dhe ta mësoni sistemin e punës në të gjitha shërbimet administrative dhe komunale. Pas kësaj përvoje që ju do ta fitoni, do ta keni më të lehtë të konkurroni për punë, ose kur të punësoheni do ta keni përvojën e mjaftueshme për punë”, ka thënë Begaj, gjatë takimit me të praktikantët e angazhuar në punë në Komunën e Malishevës.

Ngjarja paraprake

Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas

Ngjarja e ardhëshme

Guterres thirrje vendeve të G20 për unitet në luftën kundër COVID-19

të fundit nga