Në Komunën e Gostivarit të gjitha shkollat filluan me punë, në klasë të parë 660 nxënës

Gostivar, 1 tetor 2020 (MIA) – Në fillimin e vitit të ri shkollor 2020/21 në bankat shkollore në dhjetë shkollat fillore dhe njësitë e tyre rajonale në Komunën e Gostivarit erdhën 660 nxënës të klasës së parë. Para dhe brenda objekteve u zbatuan masat e rekomanduara dhe protokollet për mbrojtje nga Kovid-19.

Drejtoritë shkollore siguruan rrjedhë të sigurt të vitit shkollor i cili filloi në kushte të pandemisë për nxënësit e klasë së parë deri në të tretë.

Drejtoritë e shkollave siguruan rrjedhën e sigurt të vitit shkollor i cili filloi në kushte të pandemisë për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën.

Sipas informacioneve të vetëqeverisjes lokale fillim të vitit shkollor me prani fizike ka vetëm në SHF “Gjon Buzuku”, në fshatin Sërbinovë e cila i ka edhe katër shkolla rajonale dhe në SHF “Liria” në Resnjë në kuadër të së cilës punojnë shkollat në Vrutok dhe Reçan dhe dy shkollat rajonale të SHF “Bashkimi” në fshatrat Llakavicë dhe Bellovishtë. Këto institucione arsimore kanë marrë pëlqim për prani fizike në mësim. Në shkollat fillore dhe të mesme të tjera mësimi do të zbatohet në internet.

Në Komunën e Gostivarit në dhjetë shkollat fillore dhe katër shkollat e mesmet janë regjistruar 8.635 nxënës të cilët janë shpërndarë në gjithsej 610 paralele. Mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke.

Në orën e parë për nxënësit e klasave të para në SHF “Bashkimi” mori pjesë edhe kryetari i Gostivari, Arben Taravari i cili nxënësve të klasave të para u dëshiroi sukses në shkollim. Ai me bashkëpunëtorët e tij i vizitoi edhe disa shkolla të tjera për t’i parë edhe investimet e realizuara dhe çfarë janë kushtet. Në shkollën e mesme teknike e përuroi edhe sallën sportive të rinovuar.

“Gjatë periudhës së kaluar kemi punuar me përkushtim në sigurimin e kushteve dinjitoze për fëmijët dhe për proces arsimor të papenguar. Komuna jonë me krenari mund të the se është më e mira sa i takon kushteve hapësinore. Ktë fëmijët tanë e meritojnë dhe shpresoj se do të jemi shembull edhe në rajonin më të gjerë”, deklaroi Taravari. shk/

 

Ngjarja paraprake

Është i papërgjegjshëm vendimi i VMRO-DPMNE-së për të mos votuar për konfirmimin e gjendjeve të jashtëzakonshme

Ngjarja e ardhëshme

Nxorri informacion nga dosja “Top sekret”/ GJKKO lë në fuqi masën “pezullim nga detyra” për numrin dy të OFL-së, Artan Shkëmbin

të fundit nga