Në komunën e Dibrës më shumë nxënës të klasave të para nga viti i kaluar

Dibër, 1 tetor 2020 (MIA) – Në komunën e Dibrës në vitin e ri shkollor ka pesëdhjetë nxënës të klasave të para më shumë krahasuar me vitin e kaluar shkollor, gjë që ndodh pas diva viteve kur kishte rregullisht më pak nxënës të klasave të para.

Autoritetet vlerësojnë se kjo ndikohet nga pandemia që parandaloi shumë njerëz të largoheshin nga vendi.

Sipas Reshat Qormemetit, përgjegjës për Departamentin e Arsimit në komunë, në tre shkollat ​​fillore komunale, për herë të pare në shkollë shkojnë 227 nxënës të klasave të para.

“Në SHF “Penestija” në qytet janë regjistruar 113 nxënës të klasave të para, që është për njëzet nxënës më shumë. Nga numri i përgjithshëm, 74 janë për mësimdhënie në gjuhën shqipe, ndërsa 39 në gjuhën maqedonase”, deklaroi Qormemeti.

Në qytet funksionon edhe shkolla fillore “Sait Najdeni”, ku mësimi zhvillohet vetëm në gjuhën shqipe. Në këto shkollë janë regjistruar 40 nxënës të klasës së parë.

Mësimi për nxënësit e klasave të para filloi me respektimin e protokolleve për shkak të pandemisë.

“Të gjithë nxënësve nga zemra ju dëshiroj shëndet dhe një vit të suksesshëm shkollor, pavarësisht nga vështirësitë dhe kufizimet që na i solli pandemia. Le të shpresojmë që procesi arsimor të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur në kushte dhe rrethana normale. Ne gjithmonë do të jemi afër shkollave dhe do të përpiqemi t’i zgjidhim të gjitha problemet dhe vështirësitë që mund të shfaqen”, ka shkruar kryetari i komunës, Hekuran Duka në Fejsbuk.

Në këtë komunë në arsimin fillor janë regjistruar rreth 2,000 nxënës, të cilët i ndjekin mësimet në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Me prani fizike, mësimi zhvillohet nga klasa e parë në të tretën, ndërsa për nxënësit e tjerë mësimi është onlajn. vt/ls

Ngjarja paraprake

Çavuşoğlu vizitë ngushëllimi në Kuvajt

Ngjarja e ardhëshme

ASH me propozime për vitin shkollor

të fundit nga