Në këtë vend evropian pritet të ndalohet edhe shkrepja e një fotografie gjatë vozitjes

Me azhurimin e ligjit në Britani, shoferët që përdorin telefona mobilë në çfarë do lloje mënyre do të gjobiten me 200 funte.

Atje, thirrja dhe dërgimi i mesazheve SMS gjatë ngasjes është tashmë i paligjshëm.

Megjithatë, bërja e fotografive, ndryshimi i këngëve ose luajtja e lojërave në telefona mobilë nuk rregullohet me ligj.

Sipas The Guardian, kjo deri më tani i ka mundësuar shoferëve që t’i shmangin gjobat kur policia i ndalon dhe pikërisht për këtë shkak, qeveria britanike tani do të rregullojë ligjin, i cili aktualisht përcakton krimin si komunikim ndërveprues.

Ligji do të hyjë në fuqi pas një dëgjimi publik 12-javor dhe do të lejojë policinë të ndëshkojë menjëherë një shofer nëse ai përdor një telefon mobil në ndonjë mënyrë. Kjo do të thotë një gjobë, por edhe marrjen deri në gjashtë pikë në patentë shofer./ Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Çfarë mendon gjinekologu gjatë vizitës?

Ngjarja e ardhëshme

Maduro: Vaksinat për COVID-19 që do të vijnë nga Rusia dhe Kina mund të jenë gati në dhjetor

të fundit nga