Në këtë shtet po digjen trupat e viktimave myslimane nga koronavirusi

Sri Lanka e cila ka një
popullsi prej 21 milionë banorë tha se do të digjte trupat e 19 viktimave
myslimane të COVID-19, duke i tejkaluar kundërshtimet e familjeve kundër
politikës së detyruar, raporton Aljazeera, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas këtij raportimi, ishulli ka përjetuar që nga tetori një
rritje të rasteve me koronavirus, pasi numrin i infeksioneve që nga ajo kohë u
rrit më shumë se tetëfish në më shumë se 29300 dhe 142 të vdekur.

Trupat e viktimave të virusit u shfaqen familjarëve dhe
pastaj digjen, ku sipas ligjit Islam kjo është një praktikë e ndaluar nën
mbikëqyrjen e rreptë të autoriteteve shëndetësore.

Sipas njoftimit të policisë, pesë prej 19 të të vdekurve tashmë janë djegur në krematoriume gjatë ditës së sotme. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

​Ronaldo brenda në “Camp Nou”, lëshon mesazhin drejtuar tifozëve

Ngjarja e ardhëshme

Kandidati për kryetar të Pejës nga AAK, sfidon Gazmend Muhaxherin: Dil publikisht!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian