Në këtë datë është Hëna e Re e fundit për vitin 2022: Ja pse s’duhet ta humbisni!

Yjet po rreshtohen për ta mbyllur vitin me shije të mira dhe nota inkurajuese! Hëna e Re në Bricjap do të shfaqet në 23 dhjetor. Ajo do të lidhet me Jupiterin zemërbutë dhe entuziast, që ndryshe njihet si planeti i fatit! 

Diellit dhe Hënës do t’i bashkohen Mërkuri, Venusi dhe Plutoni, të cilët po ashtu ndodhen në Bricjap.

Me kaq shumë energji kardinale të tokës në qiell, do të jeni të pajisur më së miri për të filluar diçka të re dhe për të ndërmarrë hapa praktikë për qëllimet tuaja.

Hënat e Reja në përgjithësi përfaqësojnë fillimin e një kapitulli të ri. Hëna e Re në Bricjap na fton të reflektojmë për atë për të cilën duam të mbahemi mend – cila është trashëgimia që dëshironi të lini pas dhe për çfarë po punoni?

I sunduar nga Saturni, Bricjapi ka një reputacion si punëtor dhe si dikush që shqetësohet për arritjet e tij. Kjo është një kohë e fuqishme për të hedhur themelet për një karrierë, projekt ose objektiv të ri që do të dëshironit të vini në jetë vitin e ardhshëm.

Durimi është çelësi – ju jeni më afër se sa mendoni drejt qëllimit tuaj!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Guvernatori i Teksasit dërgon Gardën Kombëtare në kufirin me Meksikën

Story i radhës

Detaje të reja/ 16 vjeçari në Banjën e Tetovës dyshohet se u vra e dashura

Të fundit nga