Në Izrael vaksinohen një milion njerëz për koronavirus


Izrael, numri i të vaksinuarve ndaj COVID-19 ka arritur në një milion, duke u
bërë shteti i parë që mund të arrijë imunizimin e plotë.

Autoritetet izraelite kanë bërë të
ditur se çdo ditë po vaksinohen 150 mijë njerëz.

Prioritet janë të moshuarit me
gjendje të dobët shëndetësore dhe punëtorët shëndetësorë.

Vaksinimi i shpejtë e ka bërë
Izraelin shtetin prijës në administrimin e vaksinimit në bazë të popullsisë,
transmeton Gazeta Sinjali.

Shteti izraelit ka vaksinuar 10 në
100 banorë deri më tani.

Shteti i Lindjes së Mesme po
përballej me ngritje të madhe të rasteve në javët e fundit dhe për këtë ka
ashpërsuar masat për festat e fundvitit.

Vaksinimi në Izrael ka nisur më 19 dhjetor dhe pritet që në muajt e ardhshëm të përfundojë vaksinimi i më shumë se 9 milionë banorëve. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Vendimet që hyjnë në fuqi në 2021, rritet paga minimale, hiqet TVSH-ja për 40 mijë biznese të vogla

Ngjarja e ardhëshme

Dua Lipa dhe Kylie Minogue publikojnë këngën “Real Groove”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian