Në Itali sekuestrohen 20 kg kokainë – me vlerë përfitimi 2.7 milionë euro

Sekuestrohen në Itali 20 kilogramë kokainë e cilësisë mjaft të pastër me vlerë përfitimi 2.7 milionë euro.

Sekuestrimi është kryer në linjën e tragetit që lidh Sicilinë me Kalabrinë.

Një operacion i policisë financiare të Messinës ka çuar në kapjen e sasisë së drogës në një automjet i cili po udhëtonte me traget nga porti kalabrez Villa San Giovanni drejt Portit të Messinës.

Kokaina ishte fshehur në një vend të modifikuar në një automjet dhe zbulimi i saj u bë falë qenve antidrogë me ndihmën e repartit të Antimafias italiane.

Korrieri i drogës një 50 vjeçar italian me inicialet L.G.R banues në Alessandrino është vënë në pranga në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. 

Ngjarja paraprake

Për shkak ndalesës në Maqedoni, Amdi Bajram bën dasmë për mbesën në Stamboll me 200 mysafir nga vendi( Video)

Ngjarja e ardhëshme

Aktorja e njohur Adriana Matoshi pranon se është në një lidhje dashurie!

të fundit nga