Në gjimnazet në rajonin e Dibrës në vit të parë 206 nga 544 nxënësit e paraparë

Dibër, 1 tetor 2020 (MIA) – Në tri shkollat e mesme komunale aq sa funksionojnë në komunat Dibër, Qendra Zhupë dhe Rostushë, në vitin e ri shkollor 2020/2021 në vitin e parë janë regjistruar 206 nxënës.

Sipas kompetentëve për arsim në këto komuna, kjo domethënë se kuota e paraparë prej 544 nxënës për regjistrim me konkursin e MASH janë plotësuar vetëm 20 për qind.

Në gjimnazin e Dibrës “28 Nëntori” në vitin e parë ka 156 nxënës nga 340 nxënësit e paraparë. Në gjimnazet “ATA” në Qendra Zhupë dhe “Mavrovë Rostushë” në Rostushë nga 102 nxënësit e paraparë, janë regjistruar 23 gjegjësisht 27 nxënës.

Në tri institucionet arsimore numri i përgjithshëm i nxënësve është 784, prej tyre në Dibër 584, në Qendra Zhupë 84 dhe në Rostushë 116 nxënës.

Në Qendra Zhupë mësimi sot filloi me prani fizike të nxënësve, në Rostushë onllajn. Nxënësit nga gjimnazi i Dibrës e bojkotuan mësimin onllajn dhe për nesër paralajmëruan protestë, duke kërkuar mësim me prani fizike. fc/

 

Ngjarja paraprake

​Barcelona në bisedime me Garcian e Manchester Cityt

Ngjarja e ardhëshme

Filmonte policët, arrestohet 38 vjeçari nga Tetova

të fundit nga