Në Gjilan 381 raste aktive me coronavirus

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan ka rënë në 381 nga 501 sa ishte para një javë.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, në mbledhjen e mbajtur të Komitetit komunal për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ismajli u ka bërë apel qytetarëve që t’iu përmbahen rregullave të institucioneve shëndetësore si mënyra e vetme e parandalimit të përhapjes së virusit, e që janë bartja e maskave, mbajtja e distancës, mos grumbullimi e higjiena personale.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: Nga 6676 të testuar, 2594 kanë rezultuar pozitivë, 2139 janë shëruar, 74 qytetarë e kanë humbur betejën me #COVID19, 381 raste janë aktive, 105 pacientë janë në hospitalizim. 

Ngjarja paraprake

Prishtina i shkakton humbje kampionit në konkurrencën e femrave në hendboll

Ngjarja e ardhëshme

Si nuk e paskemi ditur më parë/ Bananen duhet ta konsumoni në këtë orar, pasi vetëm në këtë mënyrë do t'i përfitoni 100% vlerat e saj dhe ka efekt mbrojtës për zemrën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian