Përmes një postimi në formë shakaje, Victoria Beckham tha se mësoi bashkëshortin David Beckham “gjithçka që ai di” për futbollin.
Kreatorja e njohur festoi ditëlindjen e saj të 50-të të mërkurën, derisa bashkëshorti ia uroi me disa fotografi të saj përmes Instagramit.
Ish-futbollisti publikoi një sërë imazhesh të tyre në ‘InstaStory’ dhe një imazh të Victoria-s kur ishte shumë e re dhe po pozonte me një top futbolli; aty nuk mungoi edhe dedikimi i Beckhamit për bashkëshorten e tij: E dija se gjithmonë e donte futbollin.
Victoria më pas ripostoi të njëjtën foto dhe tha se ajo ishte arsyeja pse David ka kaq shumë informacione për futbollin.
“Me sa duket unë e mësova Davidin gjithçka që ai di për lojën”, shkroi Victoria në formë shakaje në këtë postim.