Në festën e titullit kampion, “Shvercerave” iu vijnë “Tirona fanatics”

Nesër në Çair ka festë. FC Shkupi, kampion i ri në kampionatin vendor të futbollit, do ta ngrejë edhe zyrtarisht trofeun e kampionit.

Të dielën, në Çair, në xhiron e fundit të kampionatit të sivjetmë vjen skuadra e Akademia Pandev, e para kësaj ndeshje FC Shkupi do t’i ndahet kupa.

Por, Çairin e ka kapluar euforia që sot. Tifozët Shvercerat i kanë zbukuruar pothuajse të gjitha rrugët me ngjyra të klubit, bardhekaltër.

Tribunat e stadiumit nesër do të jenë plotë me shikues. Ish-udhëheqësi i Shvercerave, Jusuf Ramadani, thotë se në festën e tyre do të vijnë edhe vëllezërit nga Tirana, “Tirona Fanatics”.

Po, prej sot vijnë. Jemi duke i pritur. Si gjithmonë vëllezërit vijnë te vellëzërit. Ne kemi shkuar dhe shkojmë nëpër derbit e tyre dhe ata vijnë te ne. Ne do të udhëtojmë më 22 maj në Tiranë për të festuar titullin kampion me ata”, tha Jusuf Ramadani për Open-TV.

T’ju kujtojmë se festa nuk përfundon në Çair, ajo vetëm nis, ndërsa do të vazhdojë në sheshin Skënderbe, ku i pret një spektakël me muzikë, në të cilën janë të ftuar: Ledri, Miranda Hashani, Mustafa Ymeri, Shkodran Tolaj e të tjerë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mickoski: Xhaferi ka nevojë të kontrollohet te mjeku!

Story i radhës

Ja çfarë ka thënë Putini gjatë bisedës me presidentin finlandez

Të fundit nga