Në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Reshjet do të fillojnë kryesisht në pjesën e dytë të ditës së mërkurë për të vazhduar edhe gjatë ditës së enjte.

Prezenca e përkohshme e erërave nga verilindja do të krijoj kushte që në disa vende reshjet e shiut të përcjellën me fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

Ngjarja paraprake

Modelja e famshme guxon me bikinit, i zbulojnë më shumë seç duhet

Default thumbnail
Ngjarja e ardhëshme

Certifikimi i votave elektorale në Kongres, përballë besnikëve të presidentit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian