Në ditë regjistrohen 100 mijë qytetarë, Selami: Kemi përforcuar sistemin mbrojtës

Është dita e 13 që kur ka filluar regjistrimi në terren. Nga dita që filloi me 5 shtator deri më sot nuk ka pasur ndonjë incident, ndërsa problemi me aplikacionin dhe sulmet kibernetike tani është rregulluar, pohon zëvendësdrejtori i Entit për Statistikë, Ilmi Selami, duke shtuar se procesi po rrjedh në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa në ditë po regjistrohen mesatarisht 100 mijë qytetarë.

“Nuk është ndonjë incident i madh dhe kjo na gëzon që qytetarët në mënyrë festive po i pranojnë regjistruesit në shtëpitë e veta. Po bëjnë regjistrimin mu ashtu si i ka hije një shoqërisë së civilizuar, demokratike”, tha zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Ilmi Selami.

Selami apelon që qytetarët të mos të bien pre e spekulimeve me numra, sepse askush nuk i di të dhënat që janë në serverin e Entit për qytetarët e regjistruar.

“Tani vetëm kur më po bëhet regjistrimi në teren mund të paraqiten shumë spekulime. Kishte para disa ditësh që gjoja një ambasador i Bullgarisë ka paraqitur se vetëm 73 bullgar janë paraqitur deri tani në regjistrim. Këto të dhëna askush nuk mund t’i nxjerrë nga sistemi i regjistrimit”, shtoi Ilmi Selami – zëvendësdrejtor i Entit Shtetëror për Statistikë.

Sipas të dhënave zyrtare deri dje në orën 20.00 janë regjistruar 800.008 qytetarë, 249.500 amvisëri dhe 336.109 banesa. Drejtori i Entit, Apostoll Simovski, nga Dibra deklaroi se deri nesër presin që numri i të regjistruarve të arrijë në 1 milion. Mundësinë për vetëregjistrim, deri tani, e kanë shfrytëzuar 193.168 qytetarë nga diaspora. Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave filloi më 5 shtator ndërsa përfundon më 30 shtator.

Ngjarja paraprake

Zv/ ministrti Hasani dhe ministri Mehaj nënshkruan Marrëveshje për rregullimin e statusit të forcave të armatosura

Ngjarja e ardhëshme

ВИДЕО: Демонстрант во Тетово се обиде да нападне полицајци со бекатон-плочка

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian